SMS&MMS2019-02-19T15:57:58+00:00

Mirëserdhët në shërbimin SMS & MMS në Endomak

Ky shërbim online është krijuar për të gjithë Ju klientë të respektuar që çdo ditë me anë të telefonit apo me anë të mesazheve kërkoni informata prej nesh në drejtim të asaj se sa do të kushtojë ri-dizajnimi i buzëqeshjes Tuaj, rregullimi i dhëmbëve dhe trajtimet e ngjashme që ju nevojiten.

Ne në Endomak kuptojmë se, duke i shikuar fotot dhe videot e publikuara në ueb faqen tonë ose në fan – faqen në rrjetet sociale, Ju mund të fitoni përshtypjen e gabuar për atë se sa financiarisht kushton një vizitë diagnostikimi ose trajtimi në ndonjërën nga klinikat tona. Me qëllim që tu përgjigjemi kërkesave Tuaja, e krijuam këtë shërbim on-line në mënyrë me të cilën ne do të merrnim pak më shumë informacione rreth problemit Tuaj dentar, a edhe të mund të bëjmë një plan fillestar për zgjidhjen e atij problemi. Ju e dini mirë se për të realizuar çfarëdo intervenimi stomatologjik, paraprakisht doemos duhet të analizohet në bazë të kontrollit fizik dhe rtg diagnostikimit, dhe për këtë duhet të na vizitoni.

Kjo pjesë e shërbimit është krijuar me qëllim që të marrim sa më shumë informacione në lidhje me kërkesën Tuaj. Fotot që do i ngarkoni doemos duhet të jenë të lexueshme dhe të qarta, pasi që vetëm të atilla mund të analizohen dhe të përpunohen në mënyrë digjitale. Në pyetjet që do ua parashtrojmë, do të duhet detyrimisht të përgjigjeni, edhe atë sa më qartë që mundet, sepse zgjidhja që do ua ofrojmë duhet të dizajnohet në përputhje me kërkesën Tuaj. Ajo pjesë e shërbimit dhe dhënia e një rekomandimi të përgjithshëm për zgjidhjen janë falas!

Kjo pjesë e shërbimit përfshin analizë dentare digjitale të hollësishme dhe paraqet një ofertë me një zgjidhje të përgjithshme për atë se si mund të zgjidhet Kërkesa juaj. Ndryshimet digjitale me sqarimin e zgjidhjes mund tua dërgojmë dhe nëse jeni të kënaqur me atë që ne do ua ofrojmë, do të mund të caktoni një termin që të vini dhe në plotësim, në mënyrë edhe më precize, duke Ju fotografuar me kamera profesionale në foto studion tonë, dhe duke bërë një analizë funksionale për të depërtuar në thelbin e kërkesës Suaj dhe t’ju prezantojmë se si do të dukeni pas ndërhyrjes. Ky dizajnim digjital i dhëmbëve ose DSD (Digital Smile Design) është me qëllim që ju të merrni përfytyrim para se të filloni çfarëdo trajtimi që do të përfaqësonte  rimodelim i plotë i buzëqeshjes Tuaj. Çmimi për DSD-në në ordinancë do Ju dërgohet bashkë me ofertën. Shërbimi MMS kushton 3.000 denarë dhe në rast se e pranoni zgjidhjen e ofruar, kjo shumë do të hiqet nga çmimi i DSD-së. Oferta vlen dhe është e bazuar në bazë të asaj që është e dukshme dhe e shpjeguar në bazë të fotografive të bëra atëherë. Nuk do të jetë e vlefshme në kushte të ndryshuara!

Nëse jeni të interesuar ose dëshironi të përdorni shërbimin SMS&MMS të Endomak, Ju lutemi ndiqni video udhëzimin dhe veproni sipas tij. Në fund, Ju lutemi përgjigjuni pyetjeve tona të parashtruara më poshtë dhe përshkruani sa më hollësisht mundeni problemin Tuaj dhe/ose atë që dëshironi të ndryshoni te buzëqeshja.

Plotësoni të gjitha formularët, ngarkoni fotot tuaja dhe përgjigjuni të gjitha pyetjeve

Cili është problemi juaj dentar?

A jeni të pakënaqur me buzëqeshjen Tuaj ose çfarë do të dëshironit të ndryshoni?

Cilat apo çfarë janë pritjet Tuaja?

A jeni psikologjikisht të përgatitur për çfarëdo ndryshim në lidhje me buzëqeshjen Tuaj?

PONdoshtaJO

Në rast se bëhet ri-modelimi estetik i dhëmbëve Tuaj gj.gj buzëqeshjes, cilën qasje do e kishit përzgjedhur:

Konservative: (DSD, zbardhja e dhëmbëve, bondimi, ortodontia):

Radikale: (laminate, kurora dhe ura, implante)

Rekomanduar nga dentisti

A keni ndonjë plan financiar në kuptim të buxhetit apo limitit?

€€€€€€€€€€€€€€

A keni ndonjë njohuri se çfarë lloji të materialit protetik do të donit të përdorim gjatë përpunimit të dhëmbëve artificiale?

Metal: (CoCrMo, titan, ar)

Pa metal: (preskeramika, zirkoni)

Nuk kam njohuri

Dëshironi të publikohet rasti juaj publikisht?

POJO


Ngarkoni incizimin tuaj radiografik (rëntgen) deri 5 MB

Ngarkoni fotografinë Tuaj ANFAS deri në 5MB

Ngarkoni fotografinë Tuaj me buzëqeshje deri 5 MB

PËLQIM

Deklaroj se tërësisht e kam lexuar tekstin e shkruar dhe shpjeguar në shërbimin sms, mms të Endomak dhe jap pëlqim të përdoren fotografitë e mia (rtg, fytyra, buzëqeshja dhe dhëmbët) të dërguara këtu në këtë moment. Njëkohësisht, jap pëlqim që edhe fotografitë të përdoren si fotodokumentacion për qëllime shkencore, profesionale ose arsimore, me ç’rast identiteti im nuk do i zbulohet publikut më të gjerë.

Shtypni ikonën për dërgim

Stafi ynë do Ju kontaktojë

Fotografim korrekt

Fotografimi jokorrekt

Çështje të zgjidhura

Deklarojmë se te gjitha informacionet që do te ndahen këtu me ne janë të mbrojtura dhe në asnjë rast nuk do të përdoren për qëllime të tjera. Shërbimi SMS & MMS është vepër autoriale e EDG dhe është markë tregtare e mbrojtur. Çdo kopjim i tij ose riprodhim i ngjashëm do të ishte i paligjshëm.

Македонски English German Ελληνικά Albanian